Si është jeta në Afganistan pasi talebanët morën pushtetin?

Si është jeta në Afganistan pasi talebanët morën pushtetin?

08:58, 07/09/2021
A+ Aa A-

A janë të gjitha gratë me burka? A janë hapur restorantet? Po qendrat e bukurisë? A është mjekra e detyrueshme? Si është trafiku në Kabul? Çfarë po ndodh në jetën shoqërore? A zhvillohen ceremoni martesore? A janë mbyllur radiot që transmetojnë muzikë? A ka teatër apo kinema? Çfarë po ndodh me covid-19? A vazhdon vaksinimi anti-covid?

Këto janë pyetjet që të gjithë bëjnë pasi talebanët morën pushtetin.

Por çfarë po ndodh në të vërtetë tani në Afganistan?

Epidemia duket sikur nuk ekziston.

Maska nuk përdoret as në ambjente të hapua dhe as në ato të mbyllura.

Fushata e vaksinimit anti-covid nuk ekziston më.

Një sasi e vogël e vaksinës e ardhur më parë nga India iu është bërë ish-zyrtarëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Talebanët kanë hequr nga axhenda epideminë.

80 % e njerëzve në Kabul janë të infektuar me koronavirus.

Ngadalë po formohet imuniteti i tufës.

Askujt nuk i ntereson sidoqoftë. Nuk ka rregulla anti-covid, nuk ka ansjë kufizim, asnjë masë paraprake shkruan gazeta turke 'Hurriyet'.

Restorantet në rrugët kryesore të Kabulit dhe ushqimet e shpejta që imitojnë markat e njohura vazhdojnë të shërbejnë.

 Rrugët kryesore janë të mbushura me drita verbuese në mbrëmje. 

Kamarierët bërtasin për të tërhequr klientët.

 Asnjë vëmendje ndaj higjienës.

 Era dhe tymi i qebapëve në sobat e vendosura në trotuare është intensive. 

 Tema e bisedës në tryezë: E ardhmja e talebanëve. 

Image

Të gjitha qendrat e bukurisë që u shërbenin grave në Kabul mbyllën dyert e tyre pas  ardhjes së talebanëve. 

Por ato janë hapur me një kusht.

 Duhet që nga salloni të mos shihet asgje nga jashtë dhe vetëm gratë do të punojnë.

"A lejojnë talebanët shkurtimin e mjekrës? Përgjigjjen e  jep një nga berberët me foton e mëposhtme.

Image

Dasmat në Kabul zakonisht mbahen në gusht dhe shtator. 

Aq sa muaji gusht quhet edhe "muaji i dasmës". 

Hyrja e talebanëve në Kabul nuk shkaktoi ndonjë ndërprerje në dasma. 

Dasmat që ishin planifikuar më parë nuk janë shtyrë. 

 Praktika e haremlik-selamlik (vend i veçantë për burrat dhe gratë) gjatë qeverisë së mëparshme afgane vazhdon edhe gjatë periudhës së talebanëve. Por me një ndryshim: Nuk ka argëtim dhe muzikë.

Në tregun BAZAAR shihen vetëm meshkuj, shumë rrallë gra të veshura me burka.

Shumica e grave që shesin produktet që rrisin në vreshtat  e tyre në treg janë me burka. 

Image

Megjithatë, talebanët nuk kanë vendosur ende një rregull që thotë "Ju nuk mund të dilni jashtë pa burka".

Gati 25 kanale televizive kombëtare dhe lokale ndryshuan politikat e tyre të transmetimit. 

Nuk ka pothuajse asnjë aktivitet shoqëror në hapësirat publike në Afganistan. 

Gjatë administratës së vjetër, kishte 3 kinema në Kabul.

 Dy nga ata mbyllën dyert duke thënë "nuk mund të bëjmë biznes". 

Kinemaja e tretë, e cili u përpoq të mbijetonte pavarësisht se kishte një kohë të vështirë me pandeminë, u mbyll me ardhjen e talebanëve. 

Nuk kishte teatër në Kabul gjatë ish -qeverisë afgane. 

Në qendrat kulturore, shumë pak shfaqje teatrore u vunë në skenë çdo vit.

 Me ardhjen e talebanëve, natyrisht, edhe kjo është një gjë e së kaluarës.

 Trafiku: Lëvizja e automjeteve fillon në 06.30 të mëngjesit.  Në mesditë fillon trafiku. 

Nuk ka semaforë në qytet. 

Shoferët nuk i zbatojnë rregullat.

 Ka njerëz që i lënë makinat e tyre në rrugë.

Me fjalë të tjera, trafiku në Kabul është një rrëmujë e plotë.

Policët e trafikut, të cilët u kthyen në detyrat e tyre me udhëzimet e talebanëve, nuk mund të gjejnë një zgjidhje për këtë trazirë.

Në Kabul, ka lypës në çdo cep, në pazare, në tregje, në dyert e restoranteve, me pak fjalë, kudo që mund të mendoni. 

Problemi më i madh i Afganistanit është varfëria.

 Papunësia është në kulmin e saj. Monedha "afgane afgane" po humbet vazhdimisht vlerën. 

 Pse po rritet dollari? Përgjigja: “Me ardhjen e talebanëve, shumë njerëz donin të iknin nga Afganistani. Ata i konvertuan të gjitha paratë e tyre në dollarë për t'u larguar nga vendi. Kjo bëri që dollari të rritet' shkruan gazeta turke.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/09/2021 12:13

JETA NË AFGANISTAN SOT ËSHTË SIÇ ISHTE JETA NË SHQIPËRI NË VITIN 1997-1998! KUDO NJRËZ TË ARMATOSUR NË ÇDO MJEDIS SOCIAL, INSTITUCION, NËPËR DASMA E HAJENGJE, NËPËR RRUGË, KAFENE, BARE DHE RESTORANTE! KUSH ËSHTË MË I ARMATOSURI DHE ME ARMË MË MODERNE ËSHTË MË I RESPEKTUARI! POR BESOJ SE AFGANËT DO TA MARRIN VETEN SHUMË MË SHPEJT SE SA NE NË SHQIPËRI, PASI ISH-PUSHTETARËT U LARGUAN FARE DHE PËRGJITHMONË NGA AFGANISTANI! VENDE TË TILLA SI SHQIPËRIA (ALBANISTANI), AFGANISTANI, IRAKU APO SIRIA E MARRIN VETEN MË SHPEJTË KUR NUK KANË MË ASNJË KUNDËRSHTAR POLITIK DHE MBETURINA TË SË KALUARËS! SEPSE NUK KANË PATUR DHE NUK KANË KURRË KULTURË DEMOKRATIKE, JANË MËSUAR ME AUTORITARIZËM, AUTOKRACI, MONIZËM, SERVILIZËM, SKLLAVËRI DHE DIKTATURË, DHE PRANDAJ MANIPULOHEN, KORRUPTOHEN, NËNSHTROHEN DHE SUNDOHEN SHUMË MË LEHTË SE POPUJT E VENDEVE PERËNDIMORE, FATKEQËSISHT PËR VETEN E TYRE, SHUMË E SHUMË MË LEHTË!!!

Shto koment

Denonco