VIDEO/ Skandali që po trondit Anglinë. Ministri kontrollon korridorin, më pas i hidhet në qafë sekretares duke e puthur

VIDEO/ Skandali që po trondit Anglinë. Ministri kontrollon korridorin, më pas i hidhet në qafë sekretares duke e puthur

17:51, 26/06/2021
A+ Aa A-

Një ditë më parë, titujt e mediave britanike u pushtuan nga fotografitë e Ministrit të Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock teksa shkëmbente puthje pasiononte me sekretaren e tij Gina Coladangelo.

Ditën e sotme, mediat kanë bërë publike edhe videon e kësaj skene. Në pamje duket ministri që kontrollon korridorin për të parë nëse kishte ndonjë person. Sapo mbyll derën, sekretarja i afrohet dhe ai nuk heziton që ta puthë dhe ta prekë në trup.

Pas skandalit, Hancock u shpreh i penduar për shkelje të masave anti Covid, por nuk bëri asnjë koment për tradhtinë ndaj gruas së tij, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh dhe kanë tre fëmijë.

Ndërkohë, nga fotot e publikuara nga mediat britanike vihet re se sekretarja 43-vjeçare largohet me makinën 70 mijë paund “Audi Q7”, nga shtëpia luksoze prej 3.6 milionë paund.

Ajo u largua pa bashkëshortin e saj milioner dhe themeluesin e “Oliver Bonas”, Oliver Tress. Por para se Gina të largohej, është parë teksa komunikonte me 54-vjeçarin. Sipas “The Sun”, ajo nuk është kthyer në pronën e saj në Londrën jugperëndimore./ TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco