Britania miraton vaksinën Pfizer për moshat 12-15 vjeçare

Britania miraton vaksinën Pfizer për moshat 12-15 vjeçare

12:20, 04/06/2021
A+ Aa A-

Rregullatori në Mbretërinë e Bashkuar MHRA miraton vaksinën e Pfizer për moshat 12 deri në 15 vjeç, duke thënë se është e sigurt dhe efektive dhe përfitimet tejkalojnë rreziqet.

Aktualisht, Shëndeti Publik në Angli po ofron vaksina COVID-19 vetëm për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart, ata me rrezik të lartë, njerëzit që jetojnë ose punojnë në shtëpitë e kujdesit, punonjësit shëndetësorë dhe të kujdesit social, njerëzit me aftësi të kufizuara në të mësuar dhe ata që janë kujdestarë për dikë në rrezik të lartë.

Pranueshmëria do të zgjerohet për të gjithë të rriturit mbi 20 vjeç deri në fund të korrikut.

Britania e Madhe ka dhënë mbi 53.6 milion doza të vaksinave COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco