Lajmi i fundit

Gazeta e njohur amerikane: Rama e ka kthyer Shqipërinë në mbretërinë evropiane të drogës, një narko-shtet i plotë

Mediat japoneze japin alarmin: Uji radioaktiv i Fukushimës do të përfundojë në oqean

Mediat japoneze japin alarmin: Uji radioaktiv i Fukushimës do të përfundojë në oqean

12:10, 10/04/2021
A+ Aa A-

Sipas mediave japoneze, qeveria e këtij vendi ka vendosur që të lëshojë në oqean ujin radioaktiv të cisternave, që është përdorur për të ftohur reaktorët e dëmtuar të centralit të Fukushimës.

Mediat citojnë burime nga ekzekutivi dhe shpjegojnë se njoftimi zyrtar do të bëhet javën e ardhshme, edhe pse industria e peshkimit dhe banorët e zonës e kanë kundërshtuar ashpër këtë zgjidhje.

Edhe fqinjët e Japonisë, mes tyre Kina dhe Koreja e Jugut, kanë shprehur kundërshtinë e tyre.

Për të ftohur impiantet e dëmtuara nga katastrofa e vitit 2011, çdo ditë në serbatorë shtohen rreth 140 tonelata me ujë. Në zonën e centralit bërthamor ka më shumë se 1000 cisterna dhe sipas autoriteteve, brenda verës së vitit të ardhshëm, do të arrihet kapaciteti maksimal i lejuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco