Britania e Madhe vaksinon gjysmë milioni banorë brenda një dite

Britania e Madhe vaksinon gjysmë milioni banorë brenda një dite

09:38, 25/01/2021
A+ Aa A-

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe po vijon me vaksinimin në ritme të shpejta. Sipas mediave vendase, në vetëm një ditë NHS administroi 493,013 vaksina.

Matt Hancock, ministri i Shëndetësisë në vend njoftoi se tre të katërtat e qytetarëve që janë mbi 80 vjeç janë vaksinuar, ndërsa në total që nga fillimi i shpërndarjes janë vaksinuar 6.4 milionë britanikë.

Të shtunën, 491.970 qytetarë morën dozën e tyre të parë kurse 1.043 të tjerë morën dozën e dytë. Këto janë shifrat më të larta ditore të regjistruara deri më tani.Ministrat kanë vendosur një objektiv vaksinimi prej 15 milionë banorësh që bëjnë pjesë në katër grupet kryesore që kanë përparësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco