Trump dhe Xi Jingping do të takohen në forumin virtual të Azi-Paqësorit

Trump dhe Xi Jingping do të takohen në forumin virtual të Azi-Paqësorit

12:17, 20/11/2020
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping do të marrin pjesë në samit virtual të liderëve të Azisë Paqësorit të premten për të diskutuar mbi pandeminë e koronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike globale.

Takimi I cili është nën drejtimin e Malajzisë mbledh liderët nga 2i vendeve në kuadër të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Vendet kërkuan që të bashkëpunojnë dhe tregtia të jetë më e hapur dhe rruga e politikave tregtare proteksioniste sjellin vetëm regres.

Ndërsa përballemi me sfidën më të madhe ekonomike të këtij brezi, nuk duhet të përsërisim gabimet e historisë duke u tërhequr në proteksionizëm," tha të Premten Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern.

Në vitin 2017 mes Kinës dhe SHBA-së filloi një luftë e hapur tregtare që solli edhe mosfunksionimin e organizatës (APEC) që për herë të parë në histori nuk arriti të dilte në një deklaratë të përbashkët pasi Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk ranë dakord mbi tregtinë dhe investimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco