Shtëpia e Bardhë konfirmon, Trump do ti pranojë zgjedhjet por me një kusht

Shtëpia e Bardhë konfirmon, Trump do ti pranojë zgjedhjet por me një kusht

08:57, 25/09/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany theksoi se presidenti Trump do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Presidenti do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve vetëm po të jenë  të lira dhe të ndershme".tha Kayleigh McEnany.

Në një konferencë për mediat McEnay shtoi: “Trump do të pranojë vullnetin e popullit amerikan”.

Trump më herët ka hedhur dyshime për integritetin e zgjedhjeve. Ai gjithashtu ka pohuar se mund të ketë mashtrime  në zgjedhje, ndërsa ka theksuar se duhet treguar shumë kujdes.

Presidenti Trump ka theksuar problemet që indin nga votimi me postë, vonesën në numërimin e saj dhe frika e ndonjë ndërhyrja nga jashtë për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco