Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

VIDEO/ Avioni Mike Pence bëri ulje emergjente pas aksidentit në ajër

VIDEO/ Avioni Mike Pence bëri ulje emergjente pas aksidentit në ajër

12:52, 23/09/2020
A+ Aa A-

Air Force Two është detyruar të kthehet në një aeroport të Neë Hampshire pasi u regjistrua një incident në ajër.

Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje pasi aeroplani, me Zëvendës Presidentin Mike Pence , u nis nga Aeroporti Rajonal Mançester-Boston gjatë rrugës për në Uashington, DC

Video e shpërndarë në Tëitter tregoi zogjtë që përplaseshin  aeroplanin rreth shtatë sekonda pas ngritjes, me disa shkëndija që shiheshin më pas duke ardhur nga motori i aeroplanit.

Pilotët arritën ta kthenin aeroplanin dhe të ulen në mënyrë të sigurt përsëri në aeroport. Nuk ka raportime për ndonjë të lënduar.

Sipas informacioneve,  Pence po kthehej në Ëashington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit. Një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.

Pas uljes në Neë Hampshire, Pence është rikthyer në Ëashington me një aeroplan për transportin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportin e automjeteve që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco