Britania nuk heq dorë nga 'normaliteti'

Britania nuk heq dorë nga 'normaliteti'

15:31, 16/03/2020
A+ Aa A-

Ndërsa shumica e shteteve evropiane po shtojnë masat kufizuese për të frenuar vrullin e COVID-19, britanikët vazhdojnë jetën normale.

Qendra e Londrës ishte pak më e qetë se zakonisht të hënën, por mijëra njerëz zbritën në stacionet e trenave dhe autobusëve për të shkuar në punë. Britania po ndjek një qasje të ndryshme ndaj luftës kundër koronavirusit, në krahasim me pjesën tjetër të botës.

Kryeministri Boris Johnson u ka kërkuar prodhuesve, të krijojnë më shumë pajisje mjekësore përfshirë ventilatorë dhe po shqyrton mundësinë e përdorimit të hoteleve, si spitale për të përballuar krizën. Megjithë garancitë se dyqanet janë të mirëfurnizuara edhe supermarketet britanike, si në shumicën e botës, janë mësyrë nga qytetarë të frikësuar që duan të kenë rezerva të produkteve bazë. Shumë dyqane u boshatisën që në fillim të ditës, në pritje të furnizimit të ri. Të moshuarit, janë më të shqetësuarit dhe kërkojnë masa për të mbrojtur personat më të brishtë. “Duhet ta marrim me seriozisht nga çfarë po bëjmë tani”, shprehet një qytetare.

Qeveria po përballet me kritika të shtuara nga publiku dhe komuniteti shkencor për të marrë masa më drastike.”#WhereisBoris”, Ku është Boris, ishte një prej hashtagëve më të shpërndarë në fundjavë. Deri të dielën, Britania numëronte një total prej rreth 1400 të prekurish dhe 35 viktimash nga COVID -19./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco