Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Detaje nga sulmi gjatë karnavaleve/ Shoferi e aksidentoi me dashje turmën, synonte fëmijët

Detaje nga sulmi gjatë karnavaleve/ Shoferi e aksidentoi me dashje turmën, synonte fëmijët

17:59, 24/02/2020
A+ Aa A-

Të hënën, dhjetra njerëz janë plagosur pasi një burrë aksidentoi me dashje turmën gjatë paradës së karnavaleve gjermane.

Shoferi, një shtetas gjerman 29-vjeçar, kaloi trotuarin në qytetin e Volkmarsen, 15 milje në perëndim të Kassel, rreth orës 02:30 të së hënës para se të sulmonte me makinë familjet që dolën për festat, raporton Dailymail.

Policia arrestoi shoferin në vendngjarje. Ndërsa oficerët nuk mund të zbulonin një motiv për sulmin, media lokale raportoi se hetuesit po punojnë mbi supozimin se ai ishte i qëllimshëm.

Ministria e Brendshme tha se një sulm nuk mund të përjashtohet, por se motivi është i paqartë sepse i dyshuari ende nuk është marrë në pyetje.

Dëshmitarët i thanë faqes së lajmeve HNA se makina kishte kapërcyer pengesat e sigurisë para se të hynte në në turmë dhe dukej se po synonte fëmijët.

Dëshmitarët i thanë Bild se vendasit e zemëruar rrethuan makinën ndërsa shoferi u nxor prej saj dhe se policia duhej ta mbronte ndërsa ishte arrestuar.

Makina e markës Mercedesi me targa lokale dhe ngjyrë argjendi kishte ndezur dritat e emergjencës para se të hynte në turmë, ndërsa ekuipazhet e urgjencës shëtisnin.

Sulmi ndodhi në anën jugore të qytetit, jashtë një supermarketi. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco