Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Përdori gjuhën e urrejtjes, Facebook pezullon faqen e kryeministrit

Përdori gjuhën e urrejtjes, Facebook pezullon faqen e kryeministrit

16:55, 12/09/2019
A+ Aa A-

Facebook-u njoftoi se ka pezulluar faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë, që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Facebook-u njoftoi të enjten se rrjeti social e ka pezulluar faqen për 24 orë, sipas VOA.

Nëpërmjet faqes së kryeministrit izraelit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë sikurse thuhej: ''nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”. Postimi shkaktoi zemërimin e politikanëve të opozitës.

Zoti Netanjahu e mohoi të ishte ai autor i postimit gjatë një interviste për radion izraelite “Kan Reshet Bet”. Ai tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit Netanjahu po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco