Tentuan të grabisnin, kampioni i botës në Regbi sheh vdekjen me sy

Tentuan të grabisnin, kampioni i botës në Regbi sheh vdekjen me sy

08:59, 01/12/2018
A+ Aa A-

Një tentativë grabitjeje në pronen e vëllait e tij ka qenë duke i marrë jetën një ish kampioni të Regbisë.

Momente tmerri për ish-yllin e Regbisë së Afrikës së Jugut, Naka Drotske, i cili u qëllua tre herë gjatë një grabitje në Pretoria. 47 vjeçari, kampion bote në vitin 1995 ishte me një tjetër ish-yll të kombëtares kampione bote, Os du Randt, kur ndodhi incidenti. 

Sipas njoftimeve, Drotske dhe du Randt dhe familjet e tyre u sulmuan nga tre burra të armatosur në një tentim grabitje në pronën e vëllait të Drotske në Kameeldrift. Vëllai i Drotske Tinus tha se Naka shpëtoi jetën e fëmijëve të tij duke iu kundërpërgjigjur sulmuesve të armatosur.

"Naka u hodh dhe i sulmoi, dhe më pas ata e qëlluan tre herë, dhe pastaj u larguan për fat të mirë”, tha Tinus për TimesLive.co.za.

Drotske thuhet se u qëllua tri herë gjatë grindjes, ekzaktësisht në anën e djathtë të gjoksit, stomakut dhe krahun e djathtë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco