Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

A mundet inteligjenca artificiale të ndalojë dhunën fetare?

A mundet inteligjenca artificiale të ndalojë dhunën fetare?

02:25, 31/10/2018
A+ Aa A-

Softueri që imiton shoqërinë njerëzore po testohet për të parë nëse ajo mund të ndihmojë në parandalimin e dhunës fetare.

Hulumtuesit përdorën algoritme të inteligjencës artificiale për të simuluar veprimet e nxitura nga ndarjet sektare.

Modeli i tyre përmban mijëra agjentë që përfaqësojnë etni, raca dhe religjione të ndryshme.

Norvegjia dhe Sllovakia po gjykojnë teknologjinë për të trajtuar tensionet që mund të lindin kur refugjatët muslimanë vendosen në vendet historikisht të krishtera.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit shpresojnë se sistemi i tyre mund të përdoret për të ndihmuar qeveritë të reagojnë ndaj incidenteve, siç janë sulmet terroriste të kohëve të fundit në Londër.

Megjithatë, një ekspert i pavarur tha se mjetit i duhej më shumë punë përpara se të mund të përdoret në situata të jetës reale.

"Ky mund të jetë një projekt hulumtimi jashtëzakonisht i dobishëm kur të arrijë pjekurinë si një mjet për të analizuar faktorët e përfshirë në konfliktet fetare", tha Prof Noel Sharkey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco