Lajmi i fundit

LIVE/ Edi Rama mban fjalimin në takimin me administratën e vet dhe emigrantët në Greqi

Reagimi i ashpër i Donald Trump pas sulmit kimik në Siri: Rusia po mbështet kafshën Asad

Reagimi i ashpër i Donald Trump pas sulmit kimik në Siri: Rusia po mbështet kafshën Asad

15:51, 08/04/2018
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dënuar sulmin me armë kimike në Siri. Në një reagim në tëitter, Trump fajëson Rusinë dhe presidentin Puntin për mbështetjen që i kanë dhënë regjimit të Assad.

Ai paralajmëroi se Rusia dhe Irani do të paguajnë këtë çmim për mbështetjen që i japin Assadit. 

"Shumë të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë në sulmin me armë kimike. Zona e mizorive është e bllokuar dhe rrethohet nga ushtria sirianë duke e bërë të paarritshme për botën e jashtme. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad", shkruan Trump në tëitter.

Ai gjithashtu vuri në dukje trajtimin e ish-presidentit Barak Obama për konfliktin civil sirian dhe dështimin e tij për të përballua pasi vendosi një "vijë të kuqe" mbi përdorimin e armëve kimike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco