Kroni Pula, talentja e re që do të mbajë flamurin kuqezi në skenën e Eurovision Junior në Tbilisi të Gjeorgjisë, ka rrëfyer detajet e rrugëtimit të saj drejt këtij kompeticioni të rëndësishëm. Me këngën ritmike "Fruta Perime", ajo arriti të triumfojë në Festivalin e 63-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër, duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë.
E ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, Kroni zbuloi se tema e këngës, një kompozim i Adi Hilës, ishte një surprizë për të. “Nuk e dija që do kisha një këngë me fruta perime,” shprehet ajo, duke shtuar se sapo e dëgjoi, e pëlqeu menjëherë. Së bashku me kompozitorin, ata punuan për ta pasuruar këngën me më shumë elemente muzikore, duke arritur në një rezultat përfundimtar që e kënaqi plotësisht këngëtaren e vogël.
Ajo e mban mend me saktësi momentin kur dëgjoi këngën për herë të parë: 16 Maj. Ky ishte vetëm fillimi i një aventure që kulmoi me fitoren në festivalin e Shkodrës. Duke folur për momentin e fitores, Kroni shfaq një pjekuri të pazakontë. “Kisha vetëm pak emocion. Njeriu me emocione nuk bën gjë,” tha ajo, duke treguar një qetësi dhe fokus të admirueshëm për moshën e saj.
E gjithë pjesëmarrja në festival ishte në fakt një dhuratë surprizë nga nëna e saj për ditëlindje. Vetëm në ditën finale të kompeticionit, më 1 qershor, ajo dhe konkurrentët e tjerë mësuan se fituesi do të shkonte direkt në Eurovision Junior. Tashmë, me energjinë dhe talentin e saj, Kroni Pula përgatitet të ngjitet në skenën europiane për të kënduar "Fruta Perime" përpara një audience ndërkombëtare.
Intervista në studio:
Qarri: Mirë se erdhe! Si je ti?
Kroni Pula: Faleminderit! Mirë. Si je ti?
Qarri: Jam shumë mirë, sidomos tani që ti erdhe dhe dëgjuam dhe këngën tënde, që quhet?
Kroni Pula: Fruta Perime.
Qarri : Fruta Perime. Ti e dije që do kishe një këngë me fruta perime?
Kroni Pula : Jo. Nuk e dija. Ama kur ma bëri Adi...
Qarri : Adi Hila është kompozitori. Por i themi Adi.
Kroni Pula : Po. Okej. Kur ma bëri edhe ma tregoi, unë i thashë, uau sa këngë e bukur. Pastaj e bëmë atë këngë edhe i kemi shtuar më shumë muzikë...
Qarri : E pasuruat pak.
Kroni Pula : Po, e pasuruam më shumë me muzikë.
Qarri : Ashtu? Dhe pastaj të pëlqeu rezultati përfundimtar?
Kroni Pula : Po, më pëlqeu shumë.
Qarri : Kur e ke dëgjuar për herë të parë këtë këngë, sa kohë ka kaluar?
Kroni Pula : Nga... 16 më duket, 16 Maj.
Qarri : A, e mban mend dhe me datë. Sa më pëlqen kjo faza e jetës që i mban mend gjërat me datë. Vjen me kohën ajo dhe bëhen pak më të turbullta ca gjëra. Dhe pastaj ti shkove në Shkodër për festivalin e 63-të mbarëkombëtar, me këtë këngë.
Kroni Pula : Po, me këtë këngë.
Qarri : Dhe fitove.
Kroni Pula : Po.
Qarri : Si u ndjeve kur fitove?
Kroni Pula : Kisha vetëm pak emocion. Okej. S'kisha aq shumë se njeriu me emocione nuk bën gjë. Për mua. Okej.
Qarri : Po ata të tjerët, kishin më shumë emocione?
Kroni Pula : Po.
Qarri : Kishte ndonjë këngë tjetër që të pëlqeu?
Kroni Pula : Po. Shumë më pëlqente e Kristelit, Ndriçoj. Ishte shumë këngë e bukur, po më pëlqenin edhe shumë të tjera.
Qarri : Po ti e kishe më të mirë këngën?
Kroni Pula : Pak. Pak fare.
Qarri : Të gjithë e kishim shumë të bukur këngën.
Kroni Pula : A, më pëlqen, më pëlqen kjo gjë. E megjithatë vendin e parë e more ti dhe kur e kuptove dhe e zbulove që do shkoje ti në të përfaqësoje Shqipërinë mes gjithë moshatarëve të tu, fëmijëve të tjerë nga e gjithë Evropa?
Qarri : Po.
Kroni Pula : Unë e zbulova kur sapo u futa, mua ma bëri surprizë mami për ditëlindje.
Qarri : Këngën apo Eurovizionin?
Kroni Pula : Jo, këtë... Këngën. Festivalin.
Qarri : A, okej, pjesëmarrjen në festival. Po.
Kroni Pula : Edhe mua më kishte thënë, në ditën e fundit e mora vesh, në datën 1 qershor. Po. E mora vesh që do ishim në kështu Junior Eurovision, ai që fiton ose... Kështu. Edhe këto të tjerët do merrnin çmime të tjera…
© SYRI.net