FOTO/ Pushkatimet e Gjykatës Speciale të Tiranës në 1945

FOTO/ Pushkatimet e Gjykatës Speciale të Tiranës në 1945

12:33, 14/04/2023
A+ Aa A-

Më 13 prill përkujtohet dënimi i intelektualëve në Gjyqin Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit, i njohur ndryshe si Gjyqi Special ngritur nga një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e vitit 1945 (1 mars - 13 prill).

Gjykata Speciale e Tiranës, e formuar prej:
Koçi Xoxe, Kryetar Gjeneral Leitnant;  Halim Budo, anëtar, Gjyqtar; Gaqo Floqi, anëtar, Gjyqtar; Hysni Kapo, anëtar, Kolonel; Beqir Balluku anëtar, Kolonel; Dr. Medar Shtylla anëtar; Faik Shehu, anëtar, Bilbil Klosi, anëtar, NKolonel; Gjon Banushi, anëtar, Major; Bedri Spahiu, prokuror, Gjeneral Major, edhe pse nuk vërtetoi asnjë krim vendosi të dënonte:

19 vetë me pushkatim:

Fejzi Alizoti,
Terenc Toçi, 
Aqif Përmeti, 
Gustav Mirdashi, 
Kostandin Kote, 
Hilmi Leka, 
Reshit Merlika, 
Beqir Valteri, 
Javer Hareshiti, 
Dik Cami, 
Ismail Golemi,
Zef Kadarja, 
Tahsim Bishqemi, 
Shyqyri Borshi, 
Daut Çarçani, 
Kol Tromara, 
Bahri Omari, 
Qemal Vrioni, 
Tefik Mborja.

Tetë vetë me burgim të përjetshëm: 

Koço Kota, 
Xhavit Leskoviku, 
Koço Tasi,
Ibrahim Biçaku, 
Xhevat Korça, 
Rifat Begolli, 
Bajram Pusitina, 
Shuk Gurakuqi)
8 me 30 vjet burg :
Sokrat Dodbiba, 
Mihal Zallari, 
Et'hem Cara, 
Ndoc Naraçi, 
Andon Kozmaqi, 
Lazër Radi,
Sami Koka, 
Sulejman Vuçiterni

Tre me 20 vjet burg:

Mihal Sherko, 
Akile Tasi, 
Fiqiri Llagami.

Pesë me 15 vjet burg:
Gjergj Bubani, 
Rrok Kola, 
Bilal Nivica,
Ismet Kryeziu, 
Jakov Milaj.

Pesë me 10 vjet burg: (Rrok Gera, Nedin Kokona, Rifat Tartari, Ihsan Libohova, Vangjel Goxhomani)

Pesë me 5 vjet burg (Emin Toro, Zef Benusi, Mahmut Golemi, Zija Bejleri, Manush Peshkëpija)

Dy me 3 vjet (Zejnel Prodani, Sami Visoka) dhe 1 me 2 vjet burgim (Zef Shiroka).

Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm (Luigj Filaj, Abdurrahman Telqiu).

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco