VIDEO – SYRI TV/ Liri Lubonja, miq dhe familjarë përkujtojnë disidenten

10:47, 20/10/2022
A+ Aa A-

“Larg dhe mes njerëzve” është vepra autobiografike e ish gazetares disidente Liri Lubonja, me të cilën u përkujtua 1 vjetori i ndarjes së saj nga jeta. Kjo vepër, në të cilën autorja rrëfen 17 vitet në internim të familjes së saj, tashmë është botuar edhe për lexuesin e Kosovës dhe së shpejti do të dalë në dritë edhe një përkthim në gjermanisht, ku lexuesit do të njihen me ideologjinë e Shqipërisë komuniste.

Syri Tv

Këto janë vargjet e librit “Larg dhe mes njerëzve”, të shkruara nga gazetarja disidentja  , Liri Lubonja. Në 1 vjetorin e largimit të saj nga kjo jetë, miq dhe familjarë e kanë përkujtuar Lirinë nëpërmjet veprës së saj autobiografike.  Një libër I jashtëzakonshëm, ku autorja rrëfen me thjeshtësi jetën e familjes së saj në internim, pasi nuk pranoi të ndahej nga bashkëshorti , Todi Lubonja. .

Tashmë libri I Liri Lubonjës vjen edhe për publikun e Kosovës, ku botuesja Feride Berisha, e kujton kështu gruan e jashtëzakonshme :

 “Larg dhe mes njerëzve”, që shpalos 17 vitet në internim të familjes Lubonja, shumë shpejt do të ofrohet edhe për lexuesit gjermanë nga përkthyesi Kor Pagenstesher, I icli tregon përshtypjet e tij mbi librin rrënqethës.

Në leximin e veprës autobiografike, ishte edhe djali I Liri Lubonjës, shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja, , si edhe familjarë të tjerë të saj. Liri Lubonja, u nda nga jeta në 18 tetor 2021, në moshën 96 vjeçare, duke lënë pas kujtime të dhimbshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco