1968: Bekim Fehmiut do t’i duhet të rrisë sërish mjekrën për të luajtur Çe Guevarën

1968: Bekim Fehmiut do t’i duhet të rrisë sërish mjekrën për të luajtur Çe Guevarën

11:06, 31/12/2021
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë.

“Stampa Sera” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1968, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me rolin e ri që do të luante asokohe aktori i famshëm shqiptar Bekim Fehmiu, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Aktori shqiptar protagonist i Odiseas televizive do të realizojë një film për jetën e guerrilasit kubanez.

Shërbimi ynë i veçantë

Milano, të hënën në mbrëmje.

“Jo, nuk vuaj shumë për të parë dallimin midis Odisesë sime në ngjyrë dhe asaj bardh e zi, që sheh publiku italian. Mua më duket pothuajse më aristokratike, më prerëse dhe nuk mendoj se filimi është e përkeqësuar. Në fakt, edhe unë doja që ngjyrat të ishin të lehta, të buta. I keni vënë re kostumet e Papas? Janë të piktorit Dario Cecchi, në ngjyrë jargavan, të verdhë, vjollcë”.

Regjisori Franco Rossi është i kënaqur me përpjekjet e tij televizive. Odisea është shfaqja e parë televizive evropiane me ngjyra, tashmë e blerë në Amerikë dhe Evropë, një vepër që do ta bëjë të njohur në të gjithë botën edhe nëse regjisori i “Amici per la pelle” ka punuar shumë jashtë vendit, kujtoni “Smog-un”, i gjithi i xhiruar në Kaliforni.

Seriali televiziv i Odisesë që zgjat rreth shtatë orë dhe kushtoi më pak se “I promessi sposi” – rreth 600 milionë – u interpretua në anglisht dhe regjisori, duke dëgjuar aktorët të flisnin një gjuhë që nuk ishte e tij, i dha një ndjenjë shkëputjeje, ftohtësie, ndoshta të dobishme. “Bashkëprodhimi shërben, sepse filmi kushton më pak”. Aktorët vijnë nga vende të ndryshme : Irena Papas jo vetëm u identifikua plotësisht në serial, sepse është greke, por bashkëpunoi dhe sugjeroi shumë gjëra. Skena e lotëve, kur Telemaku largohet, me shërbëtoret që godasin me grushte p.sh. “Papas në versionin origjinal këndon një vajtim helen, i pamundur për t’u përkthyer.”

Uliksi është shqiptar, Bekim Fehmiu. Ai ka lindur në Sarajevë 32 vjet më parë, tani jeton me tetë vëllezërit e tij në Prizren, një qytet që i ngjan Venedikut tonë me kanalet e tij. Babai i tij donte ta bënte hoxhë, por Fehmiu u rebelua menjëherë dhe vrapoi të regjistrohej në Akademinë e Artit Dramatik të Beogradit. Shumë shpejt dhe do ta shohim në ekranet tona në dy filma të rëndësishëm: “Takova edhe ciganë të lumtur” nga Aleksandër Petroviç, i cili tërhoqi vëmendjen e kritikës në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë dhe në “Protesta” që fitoi në Festivalin e Filmit në Bergamo.

Për të respektuar të vërtetën homerike, aktorit iu desh të rriste mjekrën, gjë që e shqetësonte shumë, pastaj nxitoi ta priste menjëherë. Por ai do të duhet ta rrisë sërish atë për filmin tjetër mbi Che Guevara-n./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco