1932, kur SHBA ndihmonte Shqipërinë në luftën kundër malaries

1932, kur SHBA ndihmonte Shqipërinë në luftën kundër malaries

09:14, 04/12/2021
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja.

“The New York Herald” ka botuar, të premten e 24 qershorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ndihmën e amerikanëve në luftën kundër malaries në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries

(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau) Vjenë.

Amerikanët po ndihmojnë për të çliruar Shqipërinë nga malaria. Sipas një raporti nga Tirana, lufta kundër sëmundjes është riorganizuar dhe ka marrë një bazë më të gjerë.

Një komision i Institutit Amerikan Rockefeller, i kryesuar nga zoti Raket, ka ngritur një stacion qendror për asgjësimin e mushkonjave në të gjithë vendin.

Të gjitha ujërat e ndenjura të njohura ose të dyshuara si vende shumimi të insekteve ose drenohen (kullohen) ose bëhen të padëmshme.

Në kopshtet dhe oborret e Tiranës dhe rrethinave nuk lejohen pishina (rezerva uji). Si rezultat i parë, rastet e malaries kanë rënë me 25 për qind./Marrë nga Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco