Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ismail Qemali: Pas trazirave në Shqipëri fshihen Turqia, Serbia dhe Greqia

Ismail Qemali: Pas trazirave në Shqipëri fshihen Turqia, Serbia dhe Greqia

09:27, 16/03/2020
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“L’Echo de Paris” ka botuar, të shtunën e 6 qershorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit mbi trazirat e fundit asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Vjenë, 5 qershor.

Ismail Qemali arriti këtë mëngjes nga Roma, ku u prit nga markezi i San-Giuliano-s dhe ambasadori i Austrisë Merey. Djemtë e tij e paraprinë në Vlorë dhe sot ai mori ftesën e popullit të Vlorës, i cili e ftoi të vijë menjëherë.

Ismail Qemali shkoi gjatë mëngjesit në Ballplatz dhe dëshiron të shkojë në Berlin dhe kryeqytete të tjera para se të niset për në Vlorë, nëse ngjarjet e lejojnë. Pas kryengritësve, ai sheh Turqinë, Serbinë, Greqinë dhe gjykon dërgimin e anijeve një ilaç të paefektshëm./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco