Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Kur Esat Pasha urdhëroi të helmohej kapiteni i xhandarmërisë hollandeze

Kur Esat Pasha urdhëroi të helmohej kapiteni i xhandarmërisë hollandeze

09:20, 03/01/2020
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Matin” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me një rrëfim të çuditshëm nga ish-mjeku personal i Princ Vidit për Esat Pashë Toptanin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Trazirat në Durrës/ Versioni i çuditshëm i shkaqeve të largimit të Esat Pashës

Një histori e “një kafeje të keqe”

Berlin, 24 maj.

Nga korrespondenti special i “Matin” (me telefon).

Doktor Berghausen-i, ish-mjeku i princ Vidit, të cilit iu desh të largohej nga oborri i Durrësit pas keqkuptimeve që lindën midis marshallit të madh të oborrit mbretëror dhe atij -  dha në Këln sapo mbërriti, deklaratat në vijim për gazetarët gjermanë :

“Hyrja në Durrës me një ceremoni të denjë të një oborri mbretëror të Evropës Perëndimore, nuk mund ta afronte mbretin më pranë popullit, i cili prej pesë vitesh ishte në luftë, dhe që është aq i varfër sa njerëzit atje vdesin nga uria çdo ditë.

Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhtar. Përkundrazi. Sipas mendimit tim, ai iu përkushtua me sinqeritet sovranit të tij. Shkaku i vërtetë i largimit të tij është mosmarrëveshja e thellë që ekzistonte midis tij dhe kapitenit të xhandarmërisë Zoiy.

Esati kishte kërkuar shkarkimin e oficerit. Meqë nuk iu plotësua kjo kërkesë, ai urdhëroi një nga shërbëtorët e tij ta helmonte kapitenin e xhandarmërisë hollandeze me një filxhan kafeje të keqe. Kjo është e zakonshme në Shqipëri dhe ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi asaj. Shërbëtori nuk pranoi. Esati urdhëroi që ta pushkatonin.

Me pak fjalë, oficeri hollandez arriti ta dëbojë Esat Pashën, të cilin shkoi ta kërkojë bashkë me gruan e tij, i shoqëruar nga njëzet e pesë burra me pushkë të pajisura me bajoneta. Kur Esat Pasha u shoqërua në bordin e anijes austriake, atij iu kërkua që të dorëzojë shpatën e tij. Përfaqësuesi i Italisë ndërhyri pranë mbretit dhe i kujtoi atij se i kishte garantuar lirinë dhe jetën Esat Pashës.”

Ne, natyrisht, botojmë këtë version të çuditshëm, nga i cili nuk kemi marrë asnjë konfirmim, përveçse nën përgjegjësinë e autorit të tij dhe me rezerva më të shprehura./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco