Nga Aurenc Bebja, Francë
“Paris-presse” ka botuar, tĂ« enjten e 29 korrikut 1954, nĂ« faqen n°3, njĂ« shkrim nĂ« lidhje me arrestimin e Enver HoxhĂ«s, pas akuzave tĂ« rĂ«nda tĂ« Mehmet Shehut, tĂ« cilin, Aurenc Bebja, nĂ«pĂ«rmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellĂ« pĂ«r publikun shqiptar :Â
Ish-presidenti shqiptar Enver Hoxha arrestohet për tradhti
“Tiranë, 28 korrik – Kriza politike, e përhapur në Shqipëri që prej disa muajsh, ka çuar në arrestimin e ish-presidentit Enver Hoxha, njeriut të fortë të regjimit, i cili nuk ishte më “i preferuari” i Moskës.
Ne e dimë që javën e kaluar Enver Hoxha kishte paraqitur dorëheqjen e tij në Parlament, duke kërkuar që rivali i tij, nënkryetari i Këshillit, Mehmet Shehu, të emërohej si pasardhësi i tij, gjë që u bë.
Mehmet Shehu sapo e ka akuzuar paraardhësin e tij për tradhti, si pro-titist, frikacak dhe pro-perëndimor. Së shpejti Enver Hoxha do të gjykohet nga një gjykatë speciale.
Thuhet se Mehmet Shehu po përgatit një spastrim serioz që synon forcimin e qeverisë dhe partisë, në mënyrë që të ruhet për Bashkimin Sovjetik fortesa shqiptare, në një moment kur Jugosllavia, Greqia dhe Turqia po përgatiten të nënshkruajnë aleancën ushtarake ballkanike.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
© SYRI.net