Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Flamuri me shqiponjën e zezë mbi gjarprin e gjelbër, historia e 1750 flamujve shqiptarë

Flamuri me shqiponjën e zezë mbi gjarprin e gjelbër, historia e 1750 flamujve shqiptarë

10:32, 10/08/2019
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë.

“Le Rappel” ka botuar, të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Flamuri shqiptar

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Athinë, 23 dhjetor.

Flamuri shqiptar, që do të valvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati. Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe.

Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër. Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë.

1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve.

Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarëve. /Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco