Si këmbënguli Presidenti Wilson: Asnjë vendim për kufijtë shqiptarë, pa konsultim me SHBA

Si këmbënguli Presidenti Wilson: Asnjë vendim për kufijtë shqiptarë, pa konsultim me SHBA

10:13, 28/04/2019
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 22 shkurtit 1920, në ballinë, shkrimin e medias amerikane “Chicago Tribune” në lidhje me reagimin e presidentit amerikan, Woodrow Wilson, për çështjen e kufijve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Presidenti Wilson refuzon ende Paktin e Londrës

Uashington, 21 shkurt.

Shkresa e re e Presidentit lidhur me çështjen e Adriatikut kërkon zgjidhjen e problemit në bazë të marrëveshjes së dhjetorit të kaluar. Ajo e hedh poshtë kategorikisht Paktin e Londrës, por e lë derën të hapur për një kompromis.

Presidenti vuri në dukje se nuk ishte konsultuar për marrëveshjen e arritur në janar, të cilën ai nuk do ta kishte pranuar nëse do t’i kishin kërkuar mendimin i tij.

Presidenti proteston në veçanti kundër dhënies së territorit të Volosës në favor të Italisë. Ai mendon se të gjitha pyetjet në lidhje me fatin e ardhshëm të Dalmacisë duhet të zgjidhen nëpërmjet rrugës diplomatike; ai thekson më tej se Shtetet e Bashkuara duhet të konsultohen për zgjidhjen e kufijve shqiptarë. (Chicago Tribune./ Blogu © Dars (Klos)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco