Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Prestigjozja ‘Vogue’, projekte te suksesshme me fotografin shqiptar, Sirio Berati

Prestigjozja ‘Vogue’, projekte te suksesshme me fotografin shqiptar, Sirio Berati

22:07, 06/03/2019
A+ Aa A-

Montreal-Kanada/ Sirio Berati është një prej personazheve shqiptar më trendy në tregun kanadez. Prej disa vitesh ai jeton në Montreal për të studiuar ‘Drejtësi’.

Sirio është pjesë e kulturës shqiptaro-kanadeze që prej prezantimit të punimeve të tij artistike në galerinë artistike ‘Ambigu’. Aty, ai prezantoi punimet e tij në fotografi.

Duke eksploruar identitetin, puna e Sirio fillimisht u frymëzua nga Grayson Perry, kur fliste për klasën dhe shijen, por shkoi në një drejtim tjetër kur zbuloi Ian Macarthur dhe zbatimin e kulturës së tij në veprat e tij, që është themeli i kësaj ekspozite.

Në mënyrë eksplicite, tema qendrore e ekspozitës është identiteti, për shkak të faktit se Sirio e sheh kulturën si variablin kryesor që e bën punën e tij mjaft personale.

Shumë ngjyra të tokës, si në Deti Blu Klein dhe elementët natyrorë përdoren në veprat e Sirios, të tilla si planetet apo peizazhet në Vanquish the Wave of fear, pasi Sirio dëshiron që shikuesit të gëzojnë vizualisht të dy realitetet që u janë prezantuar.

Sigurisht që fillimet kanë qenë lidhur më pasione të çastit apo edhe më dëshira të natyrës, por Sirio ka ditur ta personalizojë talentin e tij.

Sado që mund të duket klishe, shpesh nuk janë mundësitë ata që na pengojnë për të bërë gjëra të adhurueshme, por mungesa e pasionit apo vullnetit. Edhe pse në Shqipëri emri i tij nuk është në listën e fotografëve më të njohur, ai është ndër të rrallët punët e të cilit janë publikuar në revistën ‘Vogue Italia’.

19-vjeçari tregon sesi u lidh me përfaqësuesit e revistës së famshme vitin e kaluar. -’Kontaktin e parë me ‘Vogue Italia’ e kam pasur me një nga miket e mia që modelon në Milano. Një nga fotografët e saj më sugjeroi të dërgoja punët e mia në portalin e ‘Vogue’, tregon Sirio.

‘Për momentin e kam lënë pas dore portofolin time në ‘Vogue’, por së shpejti, me një grup stilistësh, dizajnuesish, artistë makijazhi dhe modelesh këtu në Kanada, kemi vendosur të bëjmë një ‘photoshoot’ veçanërisht për ‘Vogue’.

Nuk mund të them shumë pasi dhe vet nuk jemi të qartë, por do të jetë një ‘photoshoot’ lidhur me modën, veçanërisht në linjat e ‘Met Gala’. Është një nga eventet më të shumëpritura të vitit, pasi e gjithë vëmendja drejtohet tek veshja e yjeve dhe këtë vit tema është ‘Camp: Notes on Fashion’: Që nënkupton shpirtin e ekstravagancës.

Sirio shprehet se për të realizuar këtë projekt, duke ditur se veshjet dhe aksesorët janë të bëra posaçërisht për të, investimi nuk është i vogël. -’Gjithsecili jep kontributin e vet për sa i përket pjesës monetare, por vjen më shumë në linjën e bashkëpunimit’, shton ai.

Ai shprehet se preferon të bashkëpunojë me njerëz që kanë guxim të sjellin diçka të re, e vlerësojnë një artist dhe nuk e shikojnë thjesht si një individ që duhet të japë një produkt sepse po paguhet.

Duke qenë se jemi në shekullin e internetit, nuk mund të shmangej as fama e Sirios. Mjaft i ndjekur ne rrjetet sociale, ai prezantohet me video të ndryshme të cilat kanë tërhequr shikueshmëri maksimale, duke e kthyer atë në një nga profilet më të klikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco