Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Komiteti i princit mirditor Bibdoda, për kombin shqiptar

Komiteti i princit mirditor Bibdoda, për kombin shqiptar

08:38, 19/01/2019
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë 

“Le Gaulois” ka botuar, të premten e 11 prillit 1913, në faqen n°2,  një shkrim në lidhje me krijimin e një komiteti shqiptar në Milano me miratim të Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një komitet shqiptar

Milano, 10 prill.

“Në mesin e refugjatëve shqiptarë u formua një komitet, nën patronazhin e princit mirditor Bibdoda, me ndihmën e disa personaliteteve të kolonive shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Itali.

Ky komitet, i miratuar nga Ismaïl Qemal Beu, ka për qëllim të informojë opinionin publik evropian mbi kërkesat e kombit shqiptar dhe të mbrojë të drejtat e tij; ai përfshin përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë;

Ky komitet do të fillojë publikimin e një gazete me seli të përkohshme në Milano.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco