Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Si u prit me brohoritje, mbreti Zog në Belgjikë

Si u prit me brohoritje, mbreti Zog në Belgjikë

07:39, 04/12/2018
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

Gazeta franceze, “Le Petit Journal”, ka botuar të martën e 8 gushtit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me mbërritjen mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në Belgjikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Sovrani ishte dje në Belgjikë

Bruksel, 7 gusht. – Të hënën, në fund të mëngjesit, mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë, fëmija i tyre, princi i vogël Aleksandër, princeshat Myzejen, Ruhije, Maxhide dhe një suitë prej 22 vetësh mbërritën në Anvers nëpërmjet avullores belge “Brabant”.

Ne e dimë se ish-mbreti i Shqipërisë ishte së fundi në Oslo.

Mbreti Zog, i cili për pak çaste u shfaq mbi urën e anijes, u prit me plot brohoritje nga populli i Anvers; Mbretëreshës Geraldinë i dhuruan lule.

Mbreti u nis, nëpërmjet rrugës, në Bruksel./ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco