Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Aleksandër Moisiu: Pas  Çaplinit, filmi pa zë - një art i tërë, do të vdesë me të!

Aleksandër Moisiu: Pas Çaplinit, filmi pa zë - një art i tërë, do të vdesë me të!

07:03, 27/08/2018 Nga Aurenc Bebja*, Francë
A+ Aa A-

Gazeta franceze, “L’Oeil de Paris”, ka botuar, më 10 nëntor 1928, në faqen n°9, rrëfimin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut mbi fatin e filmit pa zë në SH.B.A, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Trupa gjermane që luajti për ekranin pjesën “Kean”, ku protagonist ishte Aleksandër Moisiu, i cili, pas kthimit të tij në Evropë, dha lajme të këqija për filmin pa zë amerikan.

Thuhet se është si puna e një njeriu të sëmurë, ditët e të cilit janë të numëruara. Pothuajse të gjitha kinematë amerikane tani kanë vetëm filma me tinguj apo me të folur, të cilët, edhe kur janë jo cilësorë, tërheqin më shumë spektatorë sesa një film pa zë. Kjo gjë detyroi teatrot e vërtetë të ulin çmimet përgjysmë.

Filmi pa zë, thotë Moisiu, jeton, përtej oqeanit, falë Çarli Çaplinit, dhe kur ai nuk do të jetë më, një art i tërë do të vdesë me të./ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco