Shtypi francez në1929: Arsyet e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë

Shtypi francez në1929: Arsyet e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë

14:56, 21/08/2018
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë 

“Le Petit Parisien” ka botuar, të premten e 4 tetorit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara diplomatike asokohe midis Shqipërisë dhe Turqisë, për shkak të tri çështjeve, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

“Romë, 3 tetor (dep. Petit Parisien)

Sipas informacioneve që vijnë nga Tirana për gazetat italiane, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë janë ndërprerë për arsyet e mëposhtme :

– mosnjohja, deri më sot, nga republika turke, e monarkisë shqiptare me në krye Ahmet Zogun;

– tërheqja prej shumë kohësh në Angora (Ankara), e ministrit turk të akredituar pranë qeverisë shqiptare;

– largimi (shkarkimi) i një përgjegjësi turk.

Këto fakte demonstrojnë qartë synimin e qeverisë turke, ndaj qeverisë mbretërore të Tiranës, që të mos ketë marrëdhënie miqësore me shtetin shqiptar.

Sa i përket zyrës së shtypit të qeverisë shqiptare, ajo ka publikuar në shtypin lokal një deklaratë në të cilën pretendon se largimi i legatave të Shqipërisë nga Angora (Ankara) dhe Bukureshti ka ndodhur vetëm për arsye ekonomike.”/Blogu © Dars (Klos).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco