Media franceze, 1911: Janica Martinaj, Zhanë D’Ark shqiptare

Media franceze, 1911: Janica Martinaj, Zhanë D’Ark shqiptare

10:50, 29/04/2018

Nga Aurenc Bebja, Francë.

Le Petit Journal (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22 vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, shpjegimin e gravurës më poshtë:

Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare

Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.

Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë?

– Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t'ju çoj drejt fitores.

Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22 vjeçare, vërshoi drejt armikut.

Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë.

Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëheq, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e  ushtarëve të sulltanit.”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco