1939, Parisienët e dikurshëm, pasioni i tyre për gjueti dhe peshkim në brigjet shqiptare Foto ilustruese: Piktorë dhe peshkatarë në brigjet e Senës në vitin 1930

1939, Parisienët e dikurshëm, pasioni i tyre për gjueti dhe peshkim në brigjet shqiptare

07:33, 27/04/2018 Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me pasionin e parizienëve për peshkim dhe gjueti në brigjet tona.

Kush ishin parizienët e njohur që vinin në Shqipëri dhe ku zbarkonin ata ? Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në vijim, rrëfimin e plotë të prestigjiozes franceze :

Parisienët e dikurshëm dhe Shqipëria

“Brigjet shqiptare kanë pasur, historikisht, reputacionin e të qënit një parajsë për peshkatarët dhe gjuetarët.

Shumë kohë para luftës, disa parizienë të formuar në një grup miqsh shkonin atje çdo vit, në vjeshtë, për të gjuajtur dhe peshkuar. Ata kishin pikëmbledhjen e tyre në Korfuz, dhe nga aty niseshin me anije gjatë brigjeve. Atje, ata bënin një jetë nomade që i kënaqte, duke shëtitur gjatë peshkimit dhe duke bërë inkursione në territorin shqiptar, ku të shtënat e pushkëve nuk mungonin.

Midis këtyre parizienëve ishte piktori i mirënjohur peizazhist, Pierre Lagarde, i cili ishte bashkëdrejtues i L’Opéra, dhe vëllai i tij, Paul, ishte martuar me Jeanne Samary; kolegu ynë Guillaume Sabatier, ish-drejtor i L’Eclair dhe shumë anëtarë të Cercle de l'Union artistique le vieil Epatant të asaj kohe.

Janë po këto brigje të njëjta që tani po pësojnë një fat të tillë mizor.”/ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco