Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Real-Bayern, shihni si rreshtohen skuadrat në ‘Bernabeu’

1914, konflikti që ndezi pulla postare ndërmjet skulptorit Kautsch dhe qeverisë shqiptare

1914, konflikti që ndezi pulla postare ndërmjet skulptorit Kautsch dhe qeverisë shqiptare

08:43, 15/04/2018 Nga Nga Aurenc Bebja, Francë
A+ Aa A-

“Le Figaro” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1914, në ballinë, një shkrim në lidhje me konfliktin e autorësisë së pullës së re postare artistike të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm.

Cilat kanë qenë palët e përfshira në këtë konflikt ? Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë rrëfimin e plotë të prestigjiozes franceze mbi këtë ngjarje :

Për Filatelistët

“Ne njoftuam, ditën e kaluar, lëshimin e një pulle të re postare nga mbretëria e re e Shqipërisë. Kjo pullë e re ofron një imazh shumë artistik të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut të famshëm. Dhe ky portret ka një histori, e cila është :

Disa vite më parë, një skulptor medaljesh i talentuar, Heinrich Kautsch, mori përsipër, pas kërkesës së një komiteti revolucionar shqiptar, krijimin e një medaljeje që synonte të shërbente si model për monedhën e një republike të ardhshme shqiptare. Revolucioni dështoi, por medalja u ruajt me kujdes nga udhëheqësit shqiptarë dhe u bë kështu prototipi i pullës së re.

Por, medalisti, z. Kautsch, nuk u shqyrtua për këtë transformim të veprës së tij, dhe sigurisht ndihet i pakënaqur. Revista filatelike franceze thotë se ai mund të “pretendojë autorësinë e pullave postare aktuale të Shqipërisë” dhe z. Henri Kautsch shkruan se ai ka parashtruar një ankesë, në bazë të së drejtës së autorit, pranë qeverisë shqiptare.

Shteti i ri mund të mos ketë ende një legjislacion të plotë mbi pronën artistike. Kjo, për atë, është një mundësi e shkëlqyer prove, nëse i jep të drejtë z. Kautsch, që të tregojë se ai është i denjë të ushtrojë sovranitetin e pavarur, që Evropa i ka dhënë atij !”/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco