Faik Konica më 9 prill '39: Pushtuesit nuk do të arrijnë të shkatërrojnë as qeverinë time, as shpirtin e popullit tim!

Faik Konica më 9 prill '39: Pushtuesit nuk do të arrijnë të shkatërrojnë as qeverinë time, as shpirtin e popullit tim!

07:24, 09/04/2018 Nga Nga Aurenc Bebja, Francë
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë. 

“Ce soir” ka botuar, të hënën e 10 prillit 1939, në faqen n°3, deklaratën e patriotit shqiptar, Faik Konica, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

Një deklaratë nga Ministri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara

Uashington, 9 prill. - Z. Faik Konica, Ministër i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, tha në një radio transmetim se qeveria e tij do të vazhdojë të ekzistojë, edhe nëse ai bëhej i padukshëm.

“Nuk do të arrijnë të shkatërrojnë as qeverinë time, as shpirtin e popullit tim.” – deklaroi ai, duke treguar se kishte për qëllim të mbante hapur legatën e Shqipërisë në Uashington./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco