Të rinjtë protestë simbolike te SPAK me gojë të mbyllur dhe pankarta: Provat në Google, hetimet ku
Një tjetër protestë simbolike është zhvilluar paraditen e sotme përpara SPAK, Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku disa të rinjë kanë kërkuar që ky organ i drejtësisë të veprojë kundër politikanëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë të korruptuar.
Me gojë të mbyllur me ngjitës dhe pankarta në duar me mesazhe si ‘IPARD: Paratë ikën, përgjegjësia?’, apo ‘Provat në Google, hetimet ku”, ‘Heshtja nuk është provë pune’, të rinjë protestuan në mënyrë simbolike ndaj punës së pamjaftueshme të organit të akuzës, SPAK, ndaj të cilit një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë akoma shpresë se do të funksionojë një ditë.
Kujtojmë se edhe një ditë më parë të rinjë kanë protestuar përpara SPAK ku kanë kërkuar që të prokuroria të veprojë dhe të arrestojë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendësen e tij, Belinda Balluku.