SPAK e kërkon, Denis Tafili, bashkëpunëtori i Visit të Pojës shëtit në Durrës, përfshihet në konflikt me armë e ikën! Me të dhe një polic

Një nga personat më të kërkuar nga SPAK, Denis Tafili, anëtar i organizatës kriminale të Visit të Pojës, të cilësuar nga SPAK si një ndër më të rrezikshmit në vend dhe që akuzohet se trafikon kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Italisë lëviz lirshëm në Durrës. Jo vetëm kaq, në mes të ditës, Denis Tafili është përfshirë në një konflikt me një person të identifikuar si Edison Gjuzi duke e goditur këtë të fundit me qytën e pistoletës.

Më pas së bashku me një person tjetër, 27 vjeçarin me inicialet G. M, edhe ky banues në Shkallur të Durrësit, (Si Tafili) janë larguar me makinë nga vendi i ngarjes ku – jo rastësisht –  në konflikt është përfshirë dhe një punonjës policie, inspektori L.XH. Po kështu mësohet se ka patur dhe të shtëna me armë.

"Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)" njoftoi policia.

Lexo dhe: Kokainë nga Kolumbia drejt Kalabrisë/ Mediat italiane: Ja roli i grupit të ‘Pojës’ nga Durrësi

Nuk dihen shumë detaje mbi konfliktin që policia e konsideron 'për motive të dobëta' por në njoftimin e policisë kuptohet se autori dhe bashkëpunëtori i tij u ka ikur policisë edhe pse forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, 'kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë vijuar kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre' e policia ka mbledhur gëzhojat e pistoletës. 

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë" informoi  policia

 Denis Myftiu,  vijon të jetë në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet se është marrë me organizimin e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali.

Lexo dhe 'Je në përgjim familjarisht...' Si oficeri i policisë, Haxhiaj, i shërbente grupit të Elvis Doçit

Hetimet

Në maj të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për grupin e Elvis Doçit, pjesë e të cilit është dhe Tafili. Grupi u godit një vit më parë falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane, “Ura”. Ndaj 24 anëtarëve të grupit rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. gjatë ekzekutimit të këtij operacioni janë sekuestruar edhe 4 milionë euro cash dhe 12 milionë euro pasuri, kryesisht prona.

Hetimi i nisur në bashkëpunim me autoritetet italiane, zbuloi se grupi i trafikanëve të drogës ishte i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë, me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

‘Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo për ta bërë të vështirë gjumimin e tyre si edhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave që janë detyrim i deklarimit të burimit të tyre’, thuhej në njoftimin zyrtar të SPAK.

Gjatë operacionit të italianëve 'Ura' u sekuestrua mbi 1.3 ton kokainë. Paratë që fitoheshin, trnasportoheshin kryesisht me autobusë të linjës Itali-Shqipëri.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.

Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

© SYRI.net