Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa! Grupi i tij mbushi Europën me kokainë, në Shqipëri ndërtoi ‘perandori biznesi’

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa.  Syri mëson se po kryhen procedurat për deportimin e tij drejt Shqipërisë.

Jetmir Pepa dyshohet se është kreu i një grupi kriminal i akuzuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Grupi kriminal i drejtuar nga Jetmir Pepa është një organizatë e fuqishme e goditur nga SPAK, pasi dyshohet se ka trafikuar mbi 7 tonë kokainë.

Hetimi 3-vjeçar i SPAK çoi në sekuestrimin e një perandorie biznesi, dhe mbi 230 pasurive me vlerë 12 milionë euro. U sekuestrua gjithashtu edhe kompania e ndërtimit përfituesen e fondeve publike, Pepa Group. 

Lexo dhe:  Bisedat/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun

Një hetim i filluar tre vjet më parë nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, holandeze dhe britanike, zbuloi veprimtarinë e grupit të dyshuar kriminal në trafikun ndërkombëtar të kokainës, i cili po hetohet edhe për pastrimin e parave përmes një kompanie ndërtimi në zonat e lakmuara të Tiranës dhe në bregdet.

Lexo dhe: ‘Lekë sa për 20 ‘porche’/ 1 mln euro u dorëzuan në garazh - Paratë e drogës u dhanë nga grupi i Pepës për Salvador Aliun

Një nga shoqëritë e sekuestruara është Pepa Group – një kompani ndërtimi dhe përfituese e konsiderueshme e fondeve publike, e cila rezulton e lidhur me dy vëllezërit nën akuzë, Jetmir dhe Lulzim Pepa, i pari i shpallur në kërkim dhe i dyti i arrestuar.

Lexo dhe: Kokainë në Europë, perandori biznesi në Shqipëri, kompania e Jetmir Pepës fitoi dhe tendera publikë

Jetmir Pepa nuk është një emër i panjohur për forcat e rendit. Ai u shpall në kërkim në janar të vitit të kaluar pasi qëlloi me armë në një koncert në kryeqytet. Ndalimi i tij nuk është bërë i mundur, ndërkohë që është arrestuar i vëllai, Lulzim Pepa, 51 vjeç. Në pranga janë vendosur edhe dy prej të hetuarve, Anton Kola 33 vjeç dhe Florian Marku 34 vjeç.

Sipas SPAK, gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, në total afro 6.5 ton.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, vëllezërit Pepa kishin ndërtuar një perandori biznesi me kompaninë flamur, Pepa Group, e angazhuar në biznesin e ndërtimit, mbajtëse e koncesionit të HEC-eve dhe përfituese e fondeve publike nga disa bashki të vendit.

Pepa Group është themeluar nga Urim Pepa, vëllai i ndjerë i Jetmir dhe Lulzim Pepajt dhe aktualisht zotërohet nga trashëgimtarët e të ndjerit, por është e lidhur me dy personat e akuzuar.

Lexo dhe: 4 mln euro u zhdukën nga llogaria e noteres! Jetmir Pepa plan për të rrëmbyer drejtuesit e bankës

SPAK deklaroi se kishte vendosur nën skuestro preventive edhe 232 pasuri të luajtshme e të paluajtshme në pronësi të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim. Konkretisht, janë sekuestruar pasuri dhe kuota të shtatë shoqërive me seli në Tiranë; në Fierzë të Bashkisë Fushë Arrëz; në fshatin Fan Rubik; në Shëngjin dhe Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Po ashtu, janë sekuestruar 60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë; 89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme; si dhe 72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë.