Grupi i Igli Kamberit, jepen masat në GJKKO - Lirohet shoferi që solli 700 mijë eurot
Pesë pjesëtarë të grupit të Igli Kamberit kanë dalë sot para GJKKO ku janë njohur me masat e sigurisë, ku 4 prej tyre konkretisht Edi Brahaj Ergys Kastrati dhe Sajmir Pirra janë lënë në burg, ndërsa bashkëshortja e Iglit Nevila Kamberi është lënë arrest shtëpie.
Gjykata ndërkohë ka caktuar detyrim paraqitje për Lefter Nelajn, shoferin që solli kontrabandë 700 mijë euro nga Italia në Shqipëri, me argumentin se i kishte për një fondacion që sipas tij lidhet me Kishën Katolike, informon gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj.
Masat e sigurise
Lefter Nelaj (detyrim paraqitje)
Edi Brahaj (arrest në burg)
Ergys Kastrati (arrest në burg)
Saimir Pirra (arrest në burg)
Lexo dhe: 'Për 100 euro borxh, ose kokën ose shit drogën', dëshmi tronditëse për grupin kriminal shqiptar
Ndërkohë në Itali janë ekzekutuar disa masa të tjera ku përfshihen
Igli Kamberi
Idajet Kurti
Bardhok Gjergji
Sokol Fusha
Dritan Buzi
Nevila Kamberi (Detyrim me paraqitje)
Personat e mësipërm kanë akuzë për vrasje, trafikim ndërkombëtar droge dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Si u zbulua grupi
Shkak për zbulimin e këtij grupi u bë vrasja e një 26 vjeçari në Itali për 300 euro, teksa hetimet evidentuan një grup të strukturuar kriminal që prej vitesh pastronte paratë e drogës në Shqipëri.
1 milionë euro kesh që do të pastroheshin në ekonominë shqiptare u sekuestruan gjatë operacionit, teksa prej vitesh anëtarët e këtij grupi jetonin në luks të pashqetësuar nga autoritetet shqiptare.
Dosja hetimore e prokurorëve italianë zbuloi brutalitetin, dhunën dhe fuqinë e grupeve kriminale shqiptare. Rasti konkret bën fjalë për operacionin e fundit mes Italisë dhe Shqipërisë ku u godit grupi kriminal i Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit. Dosja e Prokurorisë së Barit, ekspozoi faktin që Kamberi për 100 euro, ishte i aftë të kërcënonte me armë në kokë një shtetas italian ose në këmbim që ta linte të jetonte, duhej t'i shiste drogën.
Igli Kamberi u arrestua vitin e kaluar në Hungari pikërisht për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa Ergys Kastrati, gjithashtu i rëndësishëm në grupin kriminal, u kap tre ditë më parë në Lundër të Tiranës, në një vilë private.