'Isha brenda shpejtësisë...'/ Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet djali i ish-deputetes së PS

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit.

Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës ku ai studionte.

LEXO EDHE: E rëndë në Elbasan/ Fëmija i shpëton nga dora së ëmës, përplaset për vdekje nga makina

Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, djali i ish-deputetes së PS-së, Luljeta Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.

Shoferi, në deklarimet e para, gjatë shoqërimit të tij në Komisariat, ka thënë se po qarkullonte brenda kufijve të shpejtësisë së lejuar në një rrugë nacionale.

LEXO EDHE: Aksidenti tragjik/ Dëshmitarët: Ambulanca u vonua, erdhi 15 min pasi trupi i fëmijës u transportua me…

Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.