Policia bashkiake ndalon tregtarët, kantieri i tregut i dorëzohet firmës zbatuese
Rrethohet kantieri për zbatimin e projektit të tregut të frutaperimeve në Vlorë, një projekt i financuar nga fondi shqiptar i zhvillimit, në vlerën e 115 milionë lekëve.
Nis tashmë zbatimi i projektit, mirëpo tregtarët kundërshtojnë largimin.
Ata thonë se vendet e përcaktuara nga bashkia për zhvendosjen e tyre nuk janë të përshtatshme për shkak të distancës.
LEXO EDHE:Policia bllokon tregun industrial në Vlorë, tregtarët: Ne nuk lëvizim nga këtu. Po na lini pa bukë
Që prej fillimit të muajit janar, tregtarët kanë zhvilluar disa protesta ndërsa kërkesa e tyre ka qenë gjetja e një hapësire brenda qytetit.
Bashkia ndërkohë ka vendosur që një pjesë e këtyre tregtarëve të vendosen pranë tregut të Çoles dhe një tjetër pranë tregut të shumicës.Vendim i kundërshtuar nga tregtarët.
Sot kanë qenë forcat e policisë bashkiake që kanë ndaluar hyrjen e tregtarëve brenda ambienteve të tregut. Pasi hapësira sipas Bashkisë do ti dorëzohet firmës zbatuese për nisjen e investimit.