U arrestua në Brazil me pasaportë false/ Del FOTO e Ervin Matës, e tradhëtuan gjurmët e…
Në foto është shtetasi Ervin Mata, i arrestuar në Brazil dhe i kërkuar nga SPAK.
Burimet për SYRI-n bëjnë me dije se Mata mbante një pasaportë bullgare false, e cila kishte skaduar në vitin 2024.
Ai ka tentuar të fsheh identitetin gjatë aksionit për arrestimin e tij, por oficerët kanë qënë të binduar pasi e kishin nën gjurmim.
Pas u kryen analizat e gjurmëve të gishtave, u vërtetua se kishin të bënin pikërisht me Ervin Matën.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Mata fshihej në Brazil. Operacioni u zhvillua në Ilhabela, në bregdetin e shtetit São Paulo, nga Policia Federale në bashkëpunim me Policinë Ushtarake lokale.
Mata ishte në arrati që prej shtatorit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.