VIDEO/ Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit edhe gjatë orëve të mbrëmjes
Zjarri i rënë në vend-depozitimin e mbetjeve në Landfilli i Bushatit vijon të jetë aktiv edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke mbajtur ende të pa stabilizuar situatën në zonë.
Sipas të dhënave nga terreni, vatrat e djegies nuk janë shuar plotësisht dhe në disa pika të landfillit vijon procesi i djegies së mbetjeve, i cili herë pas here intensifikohet dhe më pas ulet, duke treguar një situatë të paqëndrueshme.
LEXO EDHE: VIDEO/ I vihet flaka vend-depozitimit të plehrave në Bushat, tymi masiv mbyt zonën
Tymi i krijuar nga zjarri vazhdon të përhapet në zonat përreth, duke u ndier në disa lagje dhe duke krijuar shqetësim për banorët e zonës.
LEXO EDHE: Zjarri përfshin vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit
Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është bërë i ditur.