Njoftimi i kompanisë së ndërtimit zbardh kontratën: Nënkontraktori garantoi 25 vite për fasadën e pallatit

Shoqëria e ndërtimit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, duke bërë publike detaje nga marrëveshja me nënkontraktorin për punimet e fasadës së pallatit të përfshirë nga flakët, me fokus te përgjegjësitë dhe garancia e dhënë për cilësinë e materialeve.

Shoqëria e ndërtimit, “Arlis-Ndërtim” shpk ka shpërndarë për mediat pasditen e sotme detaje nga kontrata që kjo shoqëri ka me shoqërinë nënkontraktore, “Kockn-Works” shpk, të cilat kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi për fasadën e pallatit që u përshfi nga flakët mbrëmjen e djeshshme pranë QSUT-së.

Sipas shoqërisë, “Arlis-Ndërtim” dhe sipas kontratës së publikuar, përgjegjësia e veshjes së fasadës është e nënkontraktorit, i cili edhe ka dhënë garanci deri në 25-vjet.

Lexo dhe: Reagon pas djegies së pallatit në Tiranë firma ndërtuese: Do të rindërtojmë plotësisht apartamentet e dëmtuara

Kontrata mes shoqërive është lidhur në tetor të 2020.

Në nenin “5.22” të kontratës mes shoqërive, nënkontraktori merr përsipër se: “Garantohet që materiali i panelit që do të përdoret do të jetë antizjarr dhe jep një garanci prej 25 (njëzet e pesë) vitesh për cilësinë e bojës së panelit.”,- thuhet në kontratë.

Kujtojmë se objekti i kontratës në fjalë u përfshi mbrëmjen e djeshme nga një zjarr i fuqishëm i cili la pasojë në më shumë se 30 apartamente, me disa persona të lënduar, mes tyre edhe zjarrëfikës. Gjatë djegies fasada e jashtëme e pallatit ra e gjitha në tokë.

Kopje e kontratës me nënkontraktorin Shkarko dokumentin