PS refuzoi propozimin e PD për uljen e çmimit të naftës/ Noka: Në 17 prill, thuaji 'JO' taksës Rama…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë thirrje që qytetarët të ngrihen në 17 prill për t’i thënë ‘Jo’ taskës Rama për naftën, pasi PS refuzoi të fusë në rend dite pr/ligjin e PD-së, i cili propozonte uljen e çmimit.

LEXO EDHE: Nafta nuk ulet - Me urdhër të Ramës, PS refuzon të fusë në rend dite pr/ligjin e PD-së, e shtyn në 'kalenda greke'

‘77 kartona kundër uljes së çmimit të naftës, për të mbajtur në fuqi haraçin që shkon për Edi Ramën. Vetëm kryengritja e ndal këtë sekt hajdut. Në dt. 17 prill përpara kryeministrisë!’, shkruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë:

Partia e ‘Majtë’ e do çmimin në qiell.

77 kartona kundër uljes së çmimit të naftës, për të mbajtur në fuqi haraçin që shkon për Edi Ramën. Vetëm kryengritja e ndal këtë sekt hajdut.

Në dt. 17 prill përpara kryeministrisë!

Mbroni dinjitetin tuaj si qytetarë të këtij vendi!

Thuaji JO taksës Rama!