E paprecedentë/ Ja pamjet kur policia sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion liderin e opozitës, Sali Berisha

Publikohen pamjet kur policia sulmoi me ujë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës paqësore të opozitës pasditen e djeshme (22 mars) në Tiranë.

Syri TV ka filmuar momentet ku duket qartë që uji me presion hidhet nga makina ujëhedhëse drejtohet pikërisht nga lideri i PD-së. (Shikoni videon bashkangjitur). 

Dy prej rasteve janë në zonën e ish bllokut ku Berisha u sulmua jo vetëm me ujë por dhe me spraj gaz nga një distancë shumë e afërt, si dhe afër godinës së AKSHIT

Pamjet janë provë se agresioni ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, nuk ishte rastësor, por i drejtpërdrejtë.

(Foto: Kreu i PD-së, Sali Berisha në protestë, 22 mars 2026)

Në reagim nga spitali i Traumës, mbrëmjen e djeshme lideri i PD-së tha se sulmi ndaj tij me gaz dhe ujë ishte me urdhër të Edi Ramës

Është kryekëput urdhër i Edi Ramës. Në mënyrë absolute është veprim, sepse unë nuk po kryeja asnjë veprim tjetër veçse po kaloja në rrugën në të cilën ne duhet të arrinim në seli. Ndaj dhe Edi Rama që e kishte rrethuar në të katër anët. A e patë ju se ç'kishte bërë me bllokun e etërve të tij? Çdo rrugë dhe rrugicë e kishte bërë pllamë dhe policë. Për të, se pati frikë se mos po sulmohej blloku. Ne nuk kemi punë me bustet tani dhe me ata që ikën, kemi punë me pasardhësin e tyre, i cili është Edi Rama dhe dhe qeveria e tij, tha ai.

Tirana të dielën e 22 marsit i ngjante një shteti policor.

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaroi se për herë të parë në 35 vite lideri i opozitës ishte projektuar për t'u goditur nga policia dhe e quajti një akt shumë i rëndë, një provokim që thyen paqen sociale. 

Ndoshta për herë të parë në 35 vite, lideri i opozitës projektohet për t'u goditur nga policia, një akt shumë i rëndë, një provokim që thyen paqen sociale. Është një provokim që s'ka ndodhur asnjëherë më parë.

Lexo dhe: Shkopinj gome ndaj deputetit Xhelal Mziu