Reagon Ledina Mandija: 3600 punësime vetëm për fushatë, Kryeministria bllokoi shkresën për Prokurorinë

Pak pas publikimit të deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideronte të njëanshëm raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit, ish-Zv.Kryeministrja teknike Ledina Mandija është kundërpërgjigjur me fakte.

"Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore  janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor" thuhet në deklaratën publike lëshuar nga zyra e Zv.Kryeministres.

Poër më tepër, në të vihet në dukje sesi qeveria është përpjekur energjikisht për të penguar kallëzimin në Prokurori të këtyre fakteve, duke mos lejuar që shkresa e protokolluar të shkonte në organin e hetimit.

Ja deklarata e plotë nga Zyra e Zv.Kryeministres:

Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore  janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit Zgjedhor"

Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task Forca ka rezultuar që vetdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme.

Kjo çështje është adresuar në Prokurori që në fillim të muajit korrik nga ZV/Kryeministri, por rezultoi qëzyra e protokollit të Kryeministrisë pa shkak të ligjshëm nuk e kishte dërguar pranë këtij organi.

Pas sqarimit, përfundimisht zyra e protokollit e dërgoi dje  duke i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme nga ana e organit të Prokurorisë.

Shqetësimi rreth punësimeve të bëra nga  institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor, u ngrit në mbledhjen e pestë të Task Forcës

Referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e  përgjithshme e Tatimeve, Task Forca verifikoi punësimin gjatë periudhës zgjedhore të  3580 punonjësve së administratës të bërë në kundërshtim në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor, me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 si dhe me  Vendimin nr.473 të Këshillit të Ministrave.