IMT ju prishi shtëpitë banorëve pranë 'Urës së Dajlanit', familjet kërkojnë dëmshpërblim të menjëhershëm

Banorët, shtëpitë e të cilëve u prishën në ditët e fundit të janarit nga IMT, për t’i hapur rrugë zgjerimit të kanalit të ujërave të larta tek Ura e Dajlanit, do t’I drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim.

Deri më tani, dy nga familjet, e mbetura pa shtëpi, me ndihmën e organizatës “Drejtësi sociale” kanë përgatitur paditë e para kundër Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Bashkisë Durrës.

LEXO EDHE: 'Ku të fle me kalamaj?' Banorët e 'Urës së Dajlanit' kërkojnë strehim: Qeveria po na lë në qiell të hapur!

Më datë 26 të muajit të kaluar u prishën disa banesa, që ndodheshin prej vitesh në proces legalizimi, pa u respektuar as afati 10 ditor i lënë në dispozicion për t’u larguar nga shtëpitë.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Banorët protestë pas aksionit të IMT Durrës, banorët: Na nxorrën nga banesa

Sipas avokatit të organizatës “Drejtësi Sociale”, Genti Seriani, banorët u nxorën me forcë nga banesat e tyre dhe u lanë pa strehë, në kundërshtim me ligjin për strehimin social. Srinkon

Padia do të depozitohet pranë Gykatës Administrative dhe familjet e mbetura mes 4 rrugëve do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar nga prishjet.

FOTO GALERI