Vazhdojnë tensionet në Baks-Rrjoll, përplasje mes protestuesve dhe policinë. 20 të shoqëruar

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 6 banorë të Baks-Rrjollit mëngjesin e kësaj të mërkure, mes tyre edhe një grua, të cilët i kanë zënë rrugën punonjësve të firmës që po ndërton resortin në pronat e tyre.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Nuk ndalen prej 2 javësh, banorët e Baks-Rjollit sërish në protestë

Me shoqërimin e banorëve në komisariat, efektivët e policisë kanë shpërndarë protestuesit e tjerë, duke lejuar kështu punonjësit e kompanisë së ndërtimit të vijojnë punën.

Ndonëse më 19 shkurt banorët presin një vendim nga Gjykata e Apelit Administrativ, ndërtuesi vijon punën në shkelje të plotë të ligjit.

Kjo është dita e 16-të që banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër zaptimit të pronave të tyre nga ndërtuesi, duke bërë thirrje të vazhdueshme ndaj institucioneve të drejtësisë për ndërhyrje emergjente dhe paanësi.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Baks-Rrjoll, banorët përplasen me policinë, 7 të arrestuar: Do ta mbrojmë pronën tonë me gjak

Në rast se Apeli Administrativ nuk jep vendim për ndalimin e punimeve nga firma e ndërtimit, banorët paralajmëruan se do të futen në grevë urie përpara SPAK-ut.