Rama i kërkoi Ballukut ta takonte, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ramë Geci, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai është filmuar të hyjë në këtë godinë rreth orës 11:20 minuta.

Gazetari i Syri Tv, informon se Geci qëndroi vetëm disa minuta në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë se në dosjen e Belinda Ballukut, përgjimet zbuluan se numri dy i qeverisë, njëkohësisht minister e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte urdhëruar nga Rama për ta takuar biznesmenin.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama. 

 Edhe në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama pranoi se i kishte kërkuar zv/kryeministres Belinda Balluku, të takohej me biznesmenin Ram Geci, i cili 3 muaj nga takimi me Balluku, ishte shpallur fitues i një tenderi për ndërtimin e rrugës Porto-Romano, megjithëse kishte paraqitur një ofertë miliona euro më të larte se kompanitë e tjera në garë.

Lexo dhe: Zbardhet përgjimi/ Balluku – Berberit: Kryeministri më kërkoi të takoj Gecin – ja si u caktua tenderi i rrugës së ‘Porto Romanos’