Sula zyrtarizohet me Ramën/ Noka: Ata që na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me zyrtarizimin e ish-deputetit Dashnor Sula në krah të kryeministrit Edi Rama, si Kryeinspektor të Përgjithshëm.
Sipas Nokës, Berisha nuk gabon kurrë kur largon dikë dhe të gjithë ata që kishin dyshime për Sulën dhe sulmuan lidershipin e PD, sot e morën përgjigjen.
LEXO EDHE: Rama zyrtarizon blerjen e Dashit, e emëron kryeinspektor të përgjithshëm
‘Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë’, shkruan Noka në Facebook.