'Çështja Gjoka'/ Avokati: Hetim i thellë dhe masë pezulluese për gjyqtaren e përfshirë në dënime të mëparshme

Një debat i ashpër është ndezur në studiot televizive lidhur me figurën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Irena Gjoka, dhe dyshimeve të forta mbi mënyrën se si ajo ka arritur të kalojë procesin e vetingut.

Në qendër të diskutimit është vënë një dënim i supozuar i gjyqtares në Greqi, fakt i cili, sipas ekspertëve ligjorë, duhet të kishte sjellë shkarkimin e menjëhershëm të saj. Gjatë diskutimit, është ngritur pyetja se si është e mundur që një "balenë" e tillë të ketë kaluar përmes rrjetës së imët të vetingut, duke sugjeruar ekzistencën e një skenari konspirativ ose të një grupi të strukturuar që mundësoi konfirmimin e saj në detyrë. Theksi është vënë te përgjegjësia e Komisionerit dhe Inspektoriatit, të cilët kishin për detyrë të verifikonin deklarimet dhe të kryenin hetime të thelluara përpara dhënies së vendimit.

I ftuar ditën e sotme ne 'Kafe Shqeto, avokati Edmond Petraj, ka theksuar se nëse këto fakte të rënda konfirmohen, atëherë i gjithë procesi i vetingut është cënuar rëndë.

Sipas tij, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një gjyqtare të GJKKO-së, një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, situata kërkon ndërhyrje urgjente. Ai ka sugjeruar se Prokuroria e Përgjithshme duhet të sqarojë nëse ka kryer verifikime në themel duke marrë dosjen nga Prokuroria e Janinës, apo është mjaftuar me një vendim sipërfaqësor.

Më tej, është paralajmëruar se hapi i radhës logjik do të ishte pezullimi i gjyqtares nga aktiviteti deri në sqarimin e plotë të rrethanave nga Komisioni i Etikës dhe Mandateve.

Gjithashtu, vendimet e dhëna prej saj mund të vihen në pikëpyetje për shkak të cënimit të besueshmërisë dhe konfliktit të mundshëm të interesit.

Në mbyllje të diskutimit, është rikujtuar se Partia Demokratike, përmes Adriana Kalasë, ka depozituar një padi që në muajin maj lidhur me dënimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke treguar se çështja nuk është e re, por ka mbetur e pazgjidhur institucionalisht.

LEXO EDHE: Kalaja shpjegon të vërtetën pas reagimit të KLGJ: Për ‘llumin mediatik’ e ‘zvarranikët e pushtetit’...

Deklarata e plotë:

"Kemi vetëm vendimin dhe në raste të tilla mendoj që fillohet direkt edhe një pjesë e një çështje penale, kështu që do të duhet të merren me letërporosi e gjithë praktika.

E para njëherë që ka qenë detyrë e komisionerit të bënte verifikimet edhe mbi deklarimin. Ka qenë detyrë edhe e inspektoriatit që të bënte verifikimin, se janë edhe disa institucione të tjera që e kanë për detyrë.

Ja u shpreha që nëse ekzistojnë me të vërtetë këto fakte të rënda që është megjithëmend përpara kësaj situate, cënohet rëndë i gjithë procesi i vetingut në përgjithësi dhe shikohet në themel se si ka kaluar kjo gjyqtare procesin dhe që është kualifikuar për të vazhduar karrierën si gjyqtare.

Aq më tepër që kemi të bëjmë me një gjyqtare të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është një nga gjykatat më të rëndësishme sot në vend, e cila prek hallkat më të rëndësishme të pushtetit, ashtu edhe për situatën e qëndrueshmërisë jetike duke qenë se kemi pjesë të krimit të organizuar dhe struktura, grupe të strukturuara e të tjera e të tjera.

Pra, atë që unë dua të them, nuk e di a më mirëkupton, është që duhet parë çfarë ka verifikuar Prokuroria e Përgjithshme, apo është në kushtet e një vendimi të vetëm, apo ka marrë një dosje, një fashikull nga Prokuroria e Janinës për të verifikuar e ka verifikuar apo jo pjesën e themelit? Sepse nëqoftëse kapemi vetëm te njëri vendim, mendoj që ka vend për procedim të thellë, hetim të thellë, aq më tepër që duhet marrë edhe dosja.

Unë kësaj pike i qëndroj, nuk është se unë vë në dyshim atë për të cilën Genci ka folur, e ka diskutuar, e ka komunikuar e të tjera e të tjera.

Kjo mendoj që do të ndodhi dhe derisa të shqyrtohet ndoshta në themel e gjithë kjo situatë, Flavio, mendoj që do të kemi një masë pezulluese për pjesën e vazhdimit të aktivitetit të saj si gjyqtare në gjithë këtë kohë, por do ngelet për t'u parë te mbledhja dhe çfarë ka ai Komisioni i Etikës dhe i Mandateve që e ka vetë institucioni brenda të cilës gëzon.

Që do e shikojë gjithçka në themel. Për këtë, domethënë pjesën tjetër, për të cilën ti më pyet se si do të vejë pjesa e atyre vendimeve që janë dhënë, ato patjetër që përbëjnë një element shkaku, sepse kemi një gjyqtar që ka dhënë vendim apo pjesë të trupës gjykuese që e bëjnë të cënueshëm dhe të pabesueshëm procesin, e bëjnë në konflikt interesi, por që mendoj që vendimet, vendimet do të kalohen në shqyrtim themeli që kemi dhënë vendim të drejtë apo jo.

Mendoj që kjo do të ndodhë, nuk është se pritet diçka më ndryshe, si e mendoj unë në këto momente me këtë argument që kemi në këto momente, sepse nuk kaq material kemi dhe kaq diskutojmë, sepse gjërat kanë rrjedhur".